Apartment 2+1 for rent in Lapraka, Tiranë – 117m², 650€
6
€650.00 /monthly
Lapraka, Laprake, Tiranë
2 Beds
2 Baths
117
Has property certificate
Property description
Në zonën e Laprakës, pranë Spitalit Ushtarak, ofrohet për qira një apartament i tipologjisë 2+1+2, i pozicionuar në katin e tretë të një vile.
Apartamenti ofron të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë komode, me mobilim bashkëkohor dhe kuzhinë të pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme, përfshirë edhe lavastoviljen. Apartamenti ka akses në ballkone nga secila prej dhomave të gjumit, si dhe nga dhoma e ndenjes.
Gjithashtu, i përfshirë në çmim, ofrohet edhe një garazh i mbyllur, si në foto.
Organizimi:
- 1 sallon ndenjeje me kuzhinë të bashkëngjitur;
- 2 dhoma gjumi matrimoniale;
- 2 tualete;
- 3 ballkone;
- 1 garazh.
- 150767
Sipërfaqe bruto: 137 m²
Sipërfaqe neto: 117 m²
Çmimi i qirasë: 65,000 lekë/muaj.
E disponueshme për banim nga data 1 nëntor.
Preferohet të jepet me qira afatgjatë.
Për më shumë informacion apo për një vizitë nga afër, ju lutem na kontaktoni!