Apartment 1+1 for rent in Mine Pezë, Tiranë – 50m², 650€
Apartament 1+1 Me Qira – Mine Peza, Tiranë
12
€650.00 /monthly
Mine Pezë, Tiranë
1 Beds
1 Baths
50
Has property certificate
Property description
Jepet me qira apartament 1+1 me sipërfaqe 50.75 m², i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati ekzistues në zonën e Mine Pezës. Apartamenti është i sapomobiluar, me arredim modern dhe bashkëkohor, duke ofruar një ambient komod dhe funksional për jetesë.
Apartamenti organizohet në një sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, dhomë gjumi dhe një ballkon. Ballkoni jep ndriçim të bollshëm natyral, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe të rehatshme gjatë gjithë ditës.
Prona është e pajisur me elektroshtepiake të markave cilësore, ku përfshihen frigorifer AEG, furrë Candy, lavatrice dhe pianurë Technogas, si dhe bolier Bosch. Apartamenti ndodhet aktualisht në fazat e fundit të mobilimit dhe do të dorëzohet komplet i mobiluar dhe i pajisur, gati për banim.
Vendndodhja ofron akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe ndodhet pranë faciliteteve dhe shërbimeve të ndryshme. Apartamenti është i përshtatshëm për çifte ose individë. Nuk pranohen studentë dhe nuk lejohen kafshët shtëpiake.
Cmimi: 60,000 Lekë / Muaj, i padiskutueshëm.