Si mund t'ju ndihmojmë?

Gjeni informacionin që ju nevojitet për të gjetur pronën tuaj të ëndrrave

Abonimet

Përfitimet e Abonimit

Nëse jeni një Agjent që përdorni në mënyrë të rregullt Homezone.al për të reklamuar pronat tuaja, Homezone.al ofron abonime mujore me pagesë. Me këtë abonim mujor, pronat tuaja do të kenë këto avantazhe:

  • Shpallje të pakufizuara: Pronat tuaja do të jenë të disponueshme në Homezone.al, dhe do të mund të shtoni sa të doni shpallje të reja.
  • Shpallje të promovuara: Pronat tuaja do të jenë të promovuara në mënyrë të automatizuar në Facebook dhe Instagram, duke rritur dukshmërinë e tyre. Në këtë rast, Homezone.al do të investojë në promovim 30% të shumës së paguar.
  • Promovim i vazhdueshëm: Promovimi do të jetë gjithmonë aktiv pa limit, duke përfshirë prona në vitrinë, renditje më të lartë në kërkime, dhe logon e Agjentit.

Llojet e Abonimeve

Homezone.al ofron vetëm 2 lloj abonimesh me abonim mujor. Në të ardhmen, abonime të tjera mund të shtohen me pagesë të ndryshme, sipas kërkesave.

Pagesat

Pagesat për abonime kryhen të gjitha në mënyrë elektronike. Homezone.al përdor Stripe.com si partner për pagesat elektronike. Kjo do të thotë që të gjitha të dhënat tuaja financiare janë të sigurta dhe nuk ruhen në serverat tanë.

Rinovimi i Abonimit

Abonimi mujor rinovohet automatikisht çdo muaj, duke zbritur lekët nga llogaria juaj e regjistruar në Stripe.com. Ju keni mundësi të anulloni rinovimin automatik në çdo moment, në faqen e llogarisë tuaj. Në momentin e anullimit, abonimi do të vazhdojë të jetë aktiv deri në fund të muajit të pagesës, dhe pastaj do të kthehet në një abonim standart, pa pagesë.

Promovimi Mujor dhe Statistikat

Me abonimin Premium, ju përfitoni promovim mujor të pronave tuaja në Facebook dhe Instagram. Ja se si funksionon:

Promovimi në Rrjetet Sociale

  • Kohëzgjatja: 5-10 ditë promovim në muaj, në varësi të paketës së zgjedhur
  • Platformat: Facebook dhe Instagram
  • Audienca: Target i përzgjedhur bazuar në interesat dhe demografinë e blerësve potencialë
  • Shtrirja: 10,000+ shikime të garantuara për çdo fushatë

Statistikat që Ndiqen

Për çdo promovim, ju mund të monitoroni statistikat e mëposhtme:

  • Shikimet: Numri total i personave që kanë parë reklamën tuaj
  • Klikimet: Sa persona kanë klikuar në reklamën tuaj për të parë më shumë detaje
  • Norma e Klikimeve: Përqindja e personave që klikojnë pas shikimit të reklamës
  • Komentet: Numri i komenteve në postimin tuaj
  • Frekuenca: Sa herë mesatarisht e ka parë një person reklamën tuaj
  • Arritja: Numri unik i personave që kanë parë reklamën tuaj

Aksesi në Statistika

Ju mund të shikoni statistikat e promovimeve tuaja në dy mënyra:

  • Paneli i Reklamave: Në llogarinë tuaj, në seksionin "Menaxher i reklamave"
  • Detajet e Pronës: Direkt nga faqja e çdo prone të promovuar, duke klikuar në butonin e statistikave

Optimizimi i Reklamave

Bazuar në këto statistika, sistemi ynë optimizon automatikisht fushatat tuaja për të arritur:

  • Më shumë klikime nga blerësit e interesuar
  • Kosto më të ulët për klikim
  • Shtrirje më të gjerë në audiencën e duhur
  • Rezultate më të mira për investimin tuaj

Anullimi i Abonimit

Homezone.al ofron anullimin e pagesës së abonimit për një muaj të caktuar vetëm në kushtet e mëposhtme:

  • Agjenti nuk ka krijuar asnjë pronë që nga momenti i pagesës
  • Nëse vertetohet që pagesa është kryer në mënyrë të jashtligjshme apo pa vullnetin e përdoruesit

Pyetje të Shpeshta

Cilat janë planet e abonimit të disponueshme?

Homezone.al ofron tri plane: Free (0 EUR/muaj, deri në 2 prona), Premium Agent (19 EUR/muaj, deri në 25 prona + veçori premium), dhe Premium Office (99 EUR/muaj, prona të pakufizuara + veçori për agjenci). Çdo plan përfshin veçori të ndryshme sipas nevojave tuaja.

Si mund të ndërroj planin tim të abonimit?

Mund të ndryshoni planin tuaj në çdo kohë nga Cilësimet e Llogarisë > Abonimi. Nëse kaloni në një plan më të lartë, ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë. Nëse uleni planin, ndryshimet do të hyjnë në fuqi në fillim të ciklit të ardhshëm të faturimit.

A mund të anulloj abonimin tim dhe a ka rimbursim?

Po, mund ta anulloni abonimin tuaj në çdo kohë pa penalitete. Abonimi do të mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar. Nuk ka rimbursim për muajt e papërdorur, por mund të vazhdoni të përdorni veçoritë premium deri në fund të periudhës.

Çfarë metodash pagese pranohen?

Pranojmë të gjitha kartat e kreditit/debitit (Visa, Mastercard, American Express), Apple Pay, Google Pay, transfertë bankare dhe pagesa me para në dorë. Të gjitha pagesat online përpunohen nga Stripe për siguri maksimale.

A ka zbritje për pagesën vjetore?

Po! Nëse zgjidhni pagesën vjetore, do të merrni 2 muaj falas (17% zbritje). Premium Agent vjen 190 EUR/vit (në vend të 228 EUR) dhe Premium Office 990 EUR/vit (në vend të 1188 EUR). Zbritja aplikohet automatikisht gjatë procesit të pagesesave.

Çfarë ndodh me pronat e mia nëse anulloj abonimin?

Nëse anulloni abonimin Premium dhe keni më shumë se 2 prona aktive, do të duhet të zgjidhni cilat 2 prona dëshironi të mbeten aktive. Pronat e tjera do të arkovihen (nuk fshihen) dhe mund të reaktivohen nëse rinovoni abonimin në të ardhmen.