Použijte naši hypoteční kalkulačku a zjistěte svůj rozpočet včetně toho, kolik si můžete půjčit a kolik musíte naspořit





+1
Belsh, Elbasan
SPEED155183 SHESIM FERMË BUJQËSORE – 44,000 m² BUZË LIQENIT, BELSH Një mundësi e veçantë investimi në një ambient natyror të privilegjuar, buzë një prej liqeneve të zonës së Belshit. Në shitje tokë me sipërfaqe totale 44,000 m², e pozicionuar vetëm 5 km nga qendra e qytetit të Belshit, e rehabilituar, e sistemuar dhe e rrethuar në të gjithë perimetrin e saj. Prona disponon një pemëtari të konsoliduar me varietete të ndryshme pemësh frutore, ku përfshihen bajame, ullinj, agrume dhe kultura të tjera frutore, duke krijuar një potencial të mirë për zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit bujqësor. Karakteristikat kryesore të pronës: Sipërfaqe totale: 44,000 m². -Pozicion strategjik buzë liqenit. -Vetëm 5 km nga qendra e Belshit. -Tokë e rehabilituar dhe e sistemuar. -E rrethuar në të gjithë sipërfaqen. -Sistem vaditjeje i instaluar në të gjithë pronën. -Pemëtari ekzistuese me disa varietete frutore. -Ambient natyror me qetësi dhe potencial të lartë zhvillimi. -Potencial investimi Falë pozicionit buzë liqenit, sipërfaqes së konsiderueshme dhe infrastrukturës ekzistuese, prona ofron mundësi interesante për zhvillimin e aktivitetit bujqësor, pemëtarisë profesionale, agroturizmit apo projekteve të tjera të lidhura me natyrën dhe turizmin rural, në përputhje me kushtet ligjore dhe urbanistike të zonës. Një pronë që kombinon tokën, ujin, natyrën dhe një aktivitet bujqësor tashmë të ngritur. Për më shumë informacion dhe organizimin e një vizite në pronë, na kontaktoni.
Datum zveřejnění: 26/11/2026Zobrazení nemovitosti: 1Cena za m2: €8
Použijte naši hypoteční kalkulačku a zjistěte svůj rozpočet včetně toho, kolik si můžete půjčit a kolik musíte naspořit