



+6
Jepet Apartament 2+1 Me Qira – Rruga E Elbasanit, Vilat Gjermane
Vilat Gjermane, Rruga e Elbasanit, Tiranë
Jepet me qira apartament modern dhe komod me tipologji 2+1+2, depo dhe ballkon, i pozicionuar në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara të Tiranës, në Rrugën e Elbasanit, pranë Vilave Gjermane. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një godine të mirëadministruar, me ashensor, dhe ofron një sipërfaqe totale prej 110 m². Organizimi: ambient ndenjeje dhe kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, depo dhe ballkon. Karakteristika: mobilim bashkëkohor dhe cilësor, sistem kondicionimi Multi-Split, ndriçim dhe ambiente komode, godinë e mirëadministruar dhe ashensor. Vendndodhja: 5 minuta nga Parku i Liqenit Artificial, 10 minuta nga Stadiumi Air Albania, pranë shërbimeve dhe marketeve, në një zonë të qetë me akses të lehtë në pjesë të ndryshme të qytetit. Çmimi: 1,000 € në muaj.
Datum zveřejnění: 25/11/2026Zobrazení nemovitosti: 7