Si mund t'ju ndihmojmë?

Gjeni informacionin që ju nevojitet për të gjetur pronën tuaj të ëndrrave

Agjent imobiliar dhe Agjensi

Rreth Homezone.al për Agjentët

Homezone.al është projektuar të ketë si përdorues kryesor Agjentin imobiliar profesional. Krijimi i pronave është i lehtë për t'u përdorur, dhe ju mundëson agjentëve të lidhin pronat e tyre me brandin e agjensisë dhe me adresën e tyre të internetit.

Regjistrimi si Agjent

Regjistrimi si agjent në Homezone.al është i thjeshtë dhe i shpejtë. Procesi përbëhet nga dy hapa kryesorë:

Hapi 1: Krijimi i llogarisë

  1. Kliko Hyr lart në cepin e djathtë të faqes
  2. Për të krijuar një llogari të kliko Regjistrohu tani në formularin e regjistrimit
  3. Plotëso formularin duke futur, emrin, mbiemrin, emailin, dhe një password të sigurt
  4. Pasi të klikoni Regjistrohu do të merrni një email verifikimi të llogarisë
  5. Hap emailin dhe klikoni butonin e verifikimit

Hapi 2: Aktivizimi i modalitetit të Agjentit

  1. Kliko Hyr lart në cepin e djathtë të faqes
  2. Vendosni emailin dhe password që përdorët më lart për t'u regjistruar
  3. Klikoni tek Llogaria dhe më pas klikoni tek Agjensi
  4. Pasi të klikoni Aktivizo modalitetin e agjencisë dhe plotësoni të dhënat e agjensisë tuaj
  5. Karikoni logon e agjensisë në dy formate dhe në fund ruani ndryshimet

Përfaqësimi i Brandit

Në këtë mënyrë Homezone.al do të paraqes pronat tuaja si Agjensi Real estate, duke përfaqësuar brandin e agjensisë tuaj. Kjo ju ndihmon të ndërtoni identitetin tuaj profesional në platformë dhe të rrisni besueshmërinë tek klientët potencialë.

Pyetje të Shpeshta

Si mund të regjistrohem si agjent imobil iar në Homezone.al?

Shkoni te Regjistrohu > Agjent Imobiliare dhe plotësoni formularin me të dhënat tuaja. Duhet të ngarkoni dokumentacionin që vërteton statusin tuaj si agjent (licenca, certifikata). Pas verifikimit (brenda 24 orëve), do të merrni akses në veçoritë për agjentë.

Çfarë veçorish kanë agjentët në Homezone.al?

Agjentët kanë akses në: ngarkim të pakufizuar i pronave, statistika të detajuara për çdo pronë, menaxhim i klientëve dhe kërkesave, Smart Agent për përgjigje automatike, CRM të integruar, raporte performace, prioritet në rezultatet e kërkimit dhe shumë më tepër.

Si funksionon sistemi i verifikimit për agjentët?

Agjentët e verifikuar marrin një shenjë "Verified Agent" që shfaqet në profilin dhe shpalljet e tyre. Për verifikim duhet: dokument identiteti, licencë/certifikatë si agjent imobiliare, referencë nga klientë ose agjenci. Verifikimi rrit besimin e klientëve dhe përmirëson konvertimet.

A mund të krijoj një agjenci në platformë?

Po! Me abonimin Premium Office mund të krijoni një profil agjencia, të shtoni agjentë në ekipin tuaj, të menaxhoni rolet dhe lejet, dhe të monitoroni performancën e secilit agjent. Çdo agjent mund të menaxhojë pronat e tij por të gjitha shfaqen nën markën e agjencisë.

Si funksionon sistemi CRM për agjentët?

CRM i integruar lejon menaxhimin e klientëve, ndjekjen e kërkesave, shënimin e bisedave dhe takimeve, krijimin e detyrave dhe kujtuesave, segmentimin e klientëve sipas interesave, dhe raporte për konvertime dhe shitje. Të gjitha të dhënat janë të sigurta dhe private.

Çfarë mbështetjeje ofrohet për agjentët?

Agjentët kanë akses në: mbështetje me përparësi 24/7, menaxher llogarie të dedikuar (Premium Office), webinare trajnimi mujore, materiale marketingu të gatshme, API për integrime, dhe komunitet privat për shkëmbim eksperience.