APARTAMENT ME QIRA 2+1+2 TUALETE + 2 POSTE PARKIMI TEK BULEVARDI I RI
9
€1,000.00 /miesięcznie
Park Avenue, Bulevardi i Ri, Tiranë
2 Beds
2 Baths
135
Opis nieruchomości
APARTAMENT ME QIRA 2+1+2 TUALETE + 2 POSTE PARKIMI TEK BULEVARDI I RI
Apartament modern 2+1+2 me qira në Park Avenue – një nga projektet më elitare në Tiranë
Pjesë e një prej projekteve më të rëndësishme urbane në kryeqytet, Park Avenue nga Orion Construction përfaqëson një standard të ri në arkitekturë dhe jetesë bashkëkohore.
I pozicionuar përgjatë Bulevardit të Ri të Tiranës, kompleksi ofron një kombinim perfekt mes rezidencës, hapësirave tregtare dhe zonave rekreative, duke krijuar një stil jetese modern dhe funksional. Vendndodhja strategjike dhe zhvillimi i zonës e bëjnë këtë projekt një nga më të kërkuarit në qytet.
Detaje të apartamentit
Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të banimit në një godinë moderne me ashensor dhe ka orientim jug-lindje, që garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
* Tipologjia: 2+1+2
* Sipërfaqe bruto: 134.8 m²
* Sipërfaqe neto: 113.1 m²
* Sipërfaqe verande: 14.2 m²
Organizimi:
* Sallon ndenjeje i bollshëm me ambient gatimi
* 2 dhoma gjumi
* 2 tualete
* Verandë funksionale me hapësirë të bollshme
* 2 poste parkimi të përfshira
Ky apartament është zgjedhje ideale për banim komod dhe cilësor, duke ofruar hapësira të mëdha, orientim optimal dhe pjesë e një prej rezidencave më prestigjioze në Tiranë.
Klikoni ne fund per te pare videon.
Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, na kontaktoni!
partners135848
Cechy nieruchomości
Miejsce parkingowe
Balcony
Statistics
Data publikacji: 25/03/2026Wyświetlenia nieruchomości: 1