Nutzen Sie unseren Hypothekenrechner, um Ihr Budget herauszufinden, einschließlich wie viel Sie leihen können und wie viel Sie sparen müssen





+2
Shitet Objekt Biznesi Multifunksional Ekskluziv – Vorë, Tiranë
Vore, Vorë, Tiranë
BritAlb Group prezanton për shitje një objekt biznesi multifunksional, të pozicionuar në një nga nyjat më strategjike të Shqipërisë, me lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet Tiranës, Portit të Durrësit dhe Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Prona ndodhet në Rrugën Vorë–Marikaj, km 1, Vorë, vetëm rreth 15 minuta nga Tirana, Durrësi dhe aeroporti. Falë pozicionimit strategjik dhe karakteristikave infrastrukturore, objekti përfaqëson një mundësi të veçantë për zhvillimin e aktiviteteve logjistike, industriale, tregtare dhe të shpërndarjes në shkallë kombëtare. STRUKTURA DHE ORGANIZIMI I OBJEKTIT Objekti disponon një sipërfaqe totale ndërtimi prej 3,300 m², të organizuar në tre nivele me nga rreth 1,100 m² secili, duke ofruar fleksibilitet të lartë për përshtatjen sipas nevojave të aktivitetit të biznesit. • Kati -1: Hapësirë e përshtatshme për magazinim, parkim ose aktivitete të ndryshme biznesi. • Kati 1: Ambient me strukturë metalike, i përshtatshëm për aktivitete industriale, prodhuese dhe operacione të ndryshme tregtare. • Kati 2: Hapësirë open space prej rreth 1,100 m², me vetëm 3 kolona mbajtëse, duke mundësuar organizim fleksibël dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqes. Objekti karakterizohet nga lartësi të adaptueshme nga 4.5 deri në 8 metra, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për magazinimin e mallrave voluminoze, instalimin e linjave të prodhimit dhe sistemeve moderne të depozitimit. DETAJET KRYESORE TË PRONËS • Sipërfaqe totale ndërtimi: 3,300 m² • Sipërfaqe trualli: 3,000 m² • Parkim privat: Rreth 2,000 m² • Organizimi: 3 kate × 1,100 m² • Lartësia: Nga 4.5 deri në 8 metra • Struktura: Hapësira të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi • Instalimet elektrike: Kabinë elektrike e dedikuar dhe instalime funksionale • Furnizimi me ujë: Rrjeti dhe pus • Kanalizimet: Sistem i dedikuar • Aksesi: Direkt në rrugën kryesore • Hyrje-daljet: 2 porta automatike • Gjelbërimi: Hapësira të gjelbëruara përreth objektit Gjithashtu, objekti ofron akses të përshtatshëm për automjete të të gjitha kategorive, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, duke lehtësuar proceset e ngarkim-shkarkimit dhe transportit. PËRDORIMET E MUNDSHME Falë strukturës, sipërfaqes dhe pozicionimit strategjik, prona është ideale për: • Qendra logjistike dhe shpërndarjeje. • Magazinim dhe depo industriale. • Linja prodhimi dhe ambalazhimi. • Qendra distribucioni dhe e-commerce. • Showroom dhe aktivitete tregtare. • Seli biznesi me operacione të integruara. AVANTAZHET STRATEGJIKE • Vendndodhje kyçe ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit. • Afërsi me akset kryesore të transportit dhe shpërndarjes. • Sipërfaqe të konsiderueshme dhe organizim fleksibël. • Lartësi të përshtatshme për aktivitete industriale dhe magazinim. • Parkim privat prej rreth 2,000 m². • Akses i lehtë për automjete dhe mjete të tonazhit të rëndë. • Infrastrukturë funksionale dhe mundësi përshtatjeje sipas nevojave të aktivitetit. • Potencial për zhvillim biznesi në një zonë me rëndësi ekonomike dhe logjistike. ÇMIMI DHE MUNDËSIA E SHFRYTËZIMIT Çmimi i shitjes: 2,700,000 € Disponohet gjithashtu edhe për qira: • Sipërfaqe: 3,300 m² • Çmimi: 5 €/m² Kjo pronë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për kompani, investitorë dhe operatorë që kërkojnë një ambient biznesi me kapacitete të mëdha, infrastrukturë të përshtatshme dhe pozicionim strategjik për zhvillimin e aktivitetit të tyre. ID: 2643 Për më shumë informacion, detaje mbi pronën dhe mundësinë e vizitës, na kontaktoni: +355 69 428 6063 +355 69 204 6914 marketingbritalb@gmail.com www.britalbgroup.com BritAlb Group – Your Dream. Your Investment. Our Mission.
Veröffentlichungsdatum: 19/11/2026Immobilienaufrufe: 3
Nutzen Sie unseren Hypothekenrechner, um Ihr Budget herauszufinden, einschließlich wie viel Sie leihen können und wie viel Sie sparen müssen