Dhërmi, Dhermi, Vlorë
Pershkrimi i pronës
Duplexi ndodhet ne nje prej zonave me elitare te Rivieres Shqiptare. Pozicionimi i godines, ne te cilen ndodhet duplexi, ofron nje pamje fantastike te detit.
Ne pjesen ballore te godines, ndodhet nje siperfaqe e gjelber, e cila nuk ndertohet. Duplexi ndodhet ne nje kompleks te sapo ndertuar, ku siguria dhe privatesia jane nje pike e forte. Perimetri i siperfaqes totale qe shtrihet duplexi, eshte 239.3m2, ku perfshihen siperfaqja e ndertimit se duplexit, siperfaqja e gjelberuar eshte 69m2 dhe siperfaqja e verandes prej 66.8m2. E gjitha eshte e rrethuar me mur dekorativ guri, dhe ne pjesen e jashtme te rrethimit, eshte i perfshire dhe nje post parkimi. Godina eshte ndertuar me standart te larte, ku spikasin materialet me cilesore ne treg.
Duplexi ka nje siperfaqe te brendshme prej 175m2, ku kati i pare. Kati i pare organizohet nga ambjenti i ndenjes me pamje nga deti, ambjenti i ngrenies dhe i gatimit dhe nje tualet. Kati i dyte organizohet nga dhoma matrimoniale e cila pozicionohet me pamje nga deti, bashke me nje tualet brenda dhe dhoma e femijeve. Te dyja dhomat e gjumit, kane ballkon te cilat ofrojne nje pamje relaksuese nga deti dhe njekohesisht te pjeses se malit, e cila ndodhet ne krahun prapa godines. Qetesia, pamja relaksuese dhe ajri i paster, jane nje vlere e shtuar. Duplexi eshte lene ne fazen qe bleresi te perzgjedhe per detajet e shtrimit te pllakave dhe parketit, dyerve dhe hidrosanitaret.
Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 28/03/2022Vizita të pronës: 18Çmimi për m2: €1,317.99