Apartamenti është pjesë e një prej projekteve më të reja në Tiranë i ndodhur në zonën e Xhamllikut, rruga “Telo Ndini”.
Zona në të cilën ndodhet është shumë e preferuar për shkak të faciliteteve që ofron për një jetesë komode si dhe aksesueshmërisë me zonat e tjera të kryeqytetit.
Detaje të pronës:
Sipërfaqe neto prej 47.9 m²
Sipërfaqe e përbashkët prej 8.1 m²
Sipërfaqe e përgjithshme prej 56 m²
Pozicionohet në katin e 5-të banim, të një ndërtimi 10 katësh dhe me ashensor.
Cilësia e punimeve:
Cilësi e lartë ndërtimi, ndërtim i vitit 2022.
Teknologjia e përdorur për termoizolim ju mundëson të keni një ambient banimi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke ju kursyer energjinë elektrike.
Fasadë e ventiluar termike.
Konstruksioni i objektit është i llogaritur dhe zbatohet për termete me fuqi mbi 8 ballë.
Planimetri shumë të rregullta dhe të shfrytëzueshme në maksimum.
Në fazë ndërtimi, përfundon për 18 muaj.
Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!