Apartamenti ndodhet në zonën e Tregut Elektrik, pranë Kompleksit Grand.
Informacion mbi pronën:
• Sipërfaqe e brendshme: 130 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 16.2 m²
• Sipërfaqe totale: 146.2 m²
• Pozicionohet në katin e pestë (i fundit) të një ndërtimi të ri, me ashensor.
• Organizimi: ambient ndenjie dhe gatimi, korridor shpërndarës, 3 dhoma gjumi (njëra prej të cilave me tualet), 2 tualete me aspirim dhe një ballkon në gjithë perimetrin e apartamentit (salloni dhe dy dhoma me dalje direkte në të).
• Apartamenti është i investuar së fundmi, me punime gipsi, me instalime për panel diellor dhe sistem chiller.
• Orientimi tepër i favorshëm Jug-Lindje, duke i mundësuar pronës ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
• Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 17/04/2023Vizita të pronës: 71Çmimi për m2: €1,123.08