Shitet Super Apartament 2+1 ne nje nga zonat me terheqese te Linzes. Ne qofte se jeni duke kerkuar qetesi, relaks, privatesi dhe doni t'i largoheni kaosit urban, ky eshte vendi ideal per te jetuar. I vendosur ne nje terren fantastik, ku gershetohet ajri i paster, natyra magjepsese dhe pamja panoramike e qytetit te Tiranes, ndjesia dhe emocionet qe te percjell ky kolazh elementesh jane unike. Perfeksioni i natyres dhe ambientit perreth percillet edhe ne dizajnin mbreselenes te godines. I dizenjuar me shume kujdes nga arkitekt gjerman, apartamenti te ofron nje cilesi jetese dhe komoditet maksimal. Vetratat e medha te xhamit te japin ndjesine e vazhdimesise se natyres ne interier dhe te bejne te ndihesh sikur je njekohesisht edhe brenda edhe jashte shtepise. Cilesia e materialeve eshte perzgjedhur me kujdes nga firmat me prestigjoze italiane dhe gjermane, duke krijuar nje atmosfere te vecante ne interierin e prones. Qe ne momentin qe futesh brenda , te shoqeron ne cdo ambient ndjesia e ngrohtesise dhe relaksit. Apartamenti ndodhet ne katin e 3 te godines 4 kateshe. Ka hapesira te bollshme ne perdorim rreth e rrotull ne funksion te tij. Organizohet ne 2+1 me dy tualete me siperfaqe neto banim 125m², oborr qe e rrethon me siperfaqe 77.7m ² dhe siperfaqe te perbashket 69.1m² ku perfshihent shkallet, dhomat ku jane sistemet e ngrohjes ftohjes dhe hapesira te gjelberuara etj ne funksion te prones. Apartamenti i ka edhe 2 poste parkimi te perfshira ne cmim me siperfaqe totale 30.6m². Ne qofte se nuk doni te humbisni rastin na kontaktoni menjehere dhe bejeni tuajen kete apartament unik! Per me teper informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni Real Deal Properties +355674032997 !
Veçori te pronës
Pronë Rezidenciale
Ballkon
Pjeserisht i Mobiluar
Orientimi Jug
Orientimi Perendim
Fasade Xhami
Statistika
Data e publikimit: 15/02/2022Vizita të pronës: 25Çmimi për m2: €644.44