Super Apartament 3+1+2 per shitje ne nje nga zonat me terheqese te Linzes. Ne qofte se jeni duke kerkuar qetesi, relaks, privatesi dhe doni t'i largoheni kaosit urban, ky eshte vendi ideal per te jetuar. I vendosur ne nje terren fantastik, ku gershetohet ajri i paster, natyra magjepsese dhe pamja panoramike e qytetit te Tiranes, ndjesia dhe emocionet qe te percjell ky kolazh elementesh jane unike. Perfeksioni i natyres dhe ambientit perreth percillet edhe ne dizajnin mbreselenes te godines. I dizenjuar me shume kujdes nga arkitekt gjerman, apartamenti te ofron nje cilesi jetese dhe komoditet maksimal. Vetratat e medha te xhamit te japin ndjesine e vazhdimesise se natyres ne interier dhe te bejne te ndihesh sikur je njekohesisht edhe brenda edhe jashte shtepise. Cilesia e materialeve eshte perzgjedhur me kujdes nga firmat me prestigjoze italiane dhe gjermane, duke krijuar nje atmosfere te vecante ne interierin e prones. Qe ne momentin qe futesh brenda , te shoqeron ne cdo ambient ndjesia e ngrohtesise dhe relaksit. Apartamenti ndodhet ne katin e 1 te godines 4 kateshe. Ka hyrje te dedikuar dhe hapsira te bollshme rreth e rrotull ne funksion te tij. Organizohet ne 3+1 me dy tualete dhe garderobe me siperfaqe neto banim 179.8m². Gjithashtu ka nje oborr qe e rrethon me siperfaqe 460.8m ² , nje bodrum rreth 40m² qe mund te shfrytezohet per palester dhe siperfaqe te perbashket 69.1m² ku perfshihent shkallet, dhomat ku jane sistemet e ngrohjes ftohjes dhe hapsira te gjelberuara etj ne funksion te prones. Apartamenti i ka edhe 2 poste parkimi te perfshira ne cmim me siperfaqe totale 30.6m². Ne qofte se nuk doni te humbisni rastin na kontaktoni menjehere dhe bejeni tuajen kete apartament unik! Per me teper informacion ose nje vizite ne prone kontaktoni Real Deal Properties +355674032997 !
Veçori te pronës
Pronë Rezidenciale
Garazh
Hapesire Parkimi
Pjeserisht i Mobiluar
Orientimi Jug
Orientimi Lindje
Orientimi Perendim
Pamje
Fasade Xhami
Post Parkimi
Statistika
Data e publikimit: 15/02/2022Vizita të pronës: 35Çmimi për m2: €346.15