Tek Ish-Profarma, shitet apartament 2+1+2, ne faze perfundimtare te ndertimit. Apartamenti ndodhet ne katin e 6 te njeres prej 3 godinave te Kompleksit dhe me 2 kate parkim nentoke. Apartamenti ka siperfaqe 116.4 m/2 dhe organizohet si me poshte; korridori shperndares, salloni ku kemi ambient gatimi dhe ndenjie me dalje ne ballkon, dhome gjumi matrimoniale me tualet, dhome femijesh dhe tualeti dites. Apartamenti eshte ne fazen perfundimtare te shtrimit te parketit, hidrosanitareve, me pamje nga Lindja. Ne kete ndertim cilesia e punime eshte shume e larte me materiale qe perdoren ne teknologjite e reja te ndertimit, ku fasada eshte sistem kapot, realizimi i murit dopoi qe ndan apartamentet ndermjet tyre dhe me ambientin e jashtem, izolim akustik, paisjet hidraulike marke cilesore,vetratat, sistemi kondicionimit multisplit. Kompleksi perbehet nga 3 objekte dhe organizohet me hapesira te gjelberuara, rruge lidhese me ndertimet e reja, gjithashtu prane eshte duke u zhvilluar projekti i Ambienteve te Sherbimit per Qender Shendetsore, Kopesht, Shkolla 9-Vjecare dhe e Mesme e sapo perfunduar. Zona aktualisht eshte ne faze zhvillimi si nga gjithe komplekset e reja qe po ndertohen, por dhe per shkak te unazes se madhe e cila ka filluar punimet dhe i shton vlere dhe akses levizje zones.Per me shume informacion dhe nje vizite ne prone na kontaktoni ne Agjensine Imobilare RealDeal ne numrin 0674032997!!!
Veçori te pronës
Ashensor
I Pa mobiluar
Orientimi Jug
Orientimi Perendim
Statistika
Data e publikimit: 21/11/2022Vizita të pronës: 12Çmimi për m2: €1,206.90