+4
Rruga e Kosovarëve, Tiranë
Apartamenti ndodhet tek Rruga e Kosovarëve. Informacion mbi Apartamentin: •Sipërfaqja e apartamentit : 227 m2 •Ndërtim i Ri Super Cilësor • Kati 8 dhe i fundit Organizimi : • Salloni i ndenjes • Ambjenti i Gatimit • 3 Dhoma Gjumi • 2 Tualete •2 Ballkone Objekti është ndërtuar me betone të markave të larta ku theksohet M370 për soletat dhe M450, M500 për kolonat. -Fasada e objektit është fasadë e ventiluar me pllakë qeramike HT (pllakë vetlarje), ku me shiun e parë dhe të dytë pllaka kthehet në gjendjen fillestare. Fasada është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech). Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të çarjeve dhe grupimi i tyre në module lehtësisht të lexueshme . -Për sa i përket mureve ndarës të apartamenteve janë me izolim akustikë që ndalon zhurmat ndërmjet apartamenteve dhe banorët nuk shqetësojnë njeri-tjetrin. Gjithashtu kubatura e kateve të nëntokës është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes. -Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe. -Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri. -Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën. -Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.
Data e publikimit: 20/12/2022Vizita të pronës: 8Çmimi për m2: €2,500.00