Ne Zemer Te Tiranes, Shitet Super Apartament 2+1+2 Me Ultra Investim!!! Apartamenti ndodhet ne katin e gjashte te Qendres multifunksionale Turdiu Center e ndodhur ne zemer te Tiranes. Turdiu Center njihet jo vetem per vendodhjen strategjike qe ka por me se shumti per cilesine e ndertimit, ku jane perdorur materialet e ndertimit me inovativete te viteve te fundit dhe ku vihet re termoizolimi me fasaden e ventiluar, vetrata te pajisura me dopio xham termik, izolim akustik, sistemet hidraulike dhe elektrike te markave te njohura Europiane, instalimet per sistem qendror ngrohje - ftohje kondicionim multisplit, ashensor te markes Austriake Schindler. Apartamenti ka nje siperfaqe totale prej 110 m2 dhe eshte i organizuar ne nje sallon shume te bollshem me dalje ne ballkon dhe kendin e kuzhines me vehte, dy dhoma gjumi ku dhoma matrimoniale ka tualet personal, ballkon dhe nje tualet kryesor. Orientimi i apartamentit eshte nga lindja dhe me pamje te lire nga mali i Dajtit cka i mundeson ndricim maksimal gjate gjithe dites. Apartamenti eshte i arreduar me shume shije nga arkitekt italian dhe cdo gje eshte menduar deri ne detaje. Vihet re paneli Smart Home i cili kryen nje sere funksionesh si komandimin e ndricimit, kondicionereve etj, pajisjet e kuzhines te markes samsung, parketi cilesor etj. Vendodhja e apartamentit dhe komoditeti i tij ju ofrojne nje jetese cilesore ose nje investim te sigurte duke qene se lihet me qira shume te kenaqshme. Aktualisht apartamenti eshte i dhene me qira ne vleren 1300 Euro/muaj Neto. Per nje vizite ne kete prone ose prona te ngjashme na kontaktoni ne numrin 355674032997 !!
Veçori te pronës
Hipotekë
Pronë Rezidenciale
Ashensor
Ballkon
I sapo investuar
Depo
Hapesire Parkimi
I mobiluar
Orientimi Lindje
Statistika
Data e publikimit: 15/02/2022Vizita të pronës: 75Çmimi për m2: €2,863.64