Shtëpi private në shitje Tiranë, Rolling Hill Residence
22
+18
Kontakto per çmimin
Rolling Hill Residence, Tiranë
5 Dhoma
5 Banjo
800
Shtëpi private
Pershkrimi i pronës
Shitet vile ne “Rolling Hills Luxury Residences”
“Rolling Hills Luxury Residences” është një komunitet elitar në periferi të Tiranës, i frymëzuar nga arkitektura franceze i ndodhur midis gjelbërimit, te zones ku banorët mund të shijojnë jetën në komoditet dhe privatësi karakteristike te vecante ka hapësirat e mëdha të parcelave që i përkasin çdo vile. Zgjidhja arkitektonike është e tillë që respekton relievin natyror, duke i mundësuar viles pamje mahnitëse të natyrës përreth. Gjithashtu, orientimi është i studiuar , për një shfrytëzim maksimal të dritës dhe ngrohtësisë së tij. Hapësira e banimit me 153 vila ofron qetësinë karakteristike të një stili jetese luksoz e të te qete , ndodhur midis natyrës së mrekullueshme të zonës.Ndertimi ,rifiniturat dhe materialet e perdorura jane te nje cilesie te larte .
Vila eshte e ndertuar ne nje siperfaqe toke 800 m2 dhe ka nje siperfaqe totale ndertimi prej 400m2 . Vila eshte nje ndertim tre katesh :
Kati 0 organizohet ne nje ambient spacioz me vetrate xhami me pamje dhe dalje nga pishina ,nje kuzhine,nje lavanderi,dhome teknike dhe nje tualet.
Kati i pare organizohet ne nje sallon te madh me oxhak,kuzhine,ambient ngrenie,dhome gjumi me tualet dhe garderobe,tualet i perbashket.
Kati i dyte organizohet ne nje dhome gjumi matrimoniale me garderobe,tualet dhe nje verande me pamje nga pishina e viles,dy dhome gjumi te tjera dhe nje tualet i perbashket.
Kati i trete eshte konceptuar si ambient relaksi.
Vila eshte totalisht e investuar dhe e mobiluar me stil modern me markat me cilesore ne treg,e pajisur me sistem qendror ngrohje “chiller” DAIKIN , sistem kapot, rifinitura,sistem elektrik me panel qendror dhe dhome elektrike,sistem sigurie me kamera.