Pershkrimi i pronës
Jepet me qira nje apartament 2+1 ne zonen e Brrylit.Apartamenti ka nje siperfaqje totale prej 85m2. Ky apartament organizohet ne dy dhoma gjumi , nje ambient ndenje , nje ambient gatimi dhe nje tualet . Ne perberjen e tij ndodhet nje ballkon i madh dhe nje depo. Apartamenti ofrohet totalisht i arreduar me mobilje bashkekohore dhe te paperdoruara me pare , si 2 Smart TV , sistem chiller ngrohje/ftohje, sistem modern PVC te dritareve me 3 xhama , i cili ben te mundur izolimin termik dhe akustik . Gjithashtu ne cmimin e ketij apartamenti eshte i perfshire dhe nje post parkingu . Vendndodhja e ketij apartamenti ,shume prane sherbimeve dhe rrugeve kryesore te qytetit, ofron te gjitha facilitetet per nje jetese komode. Per nje vizite ne kete prone apo me shume informacion na kontaktoni tani.
Statistika
Data e publikimit: 10/04/2021Vizita të pronës: 28