Instituti Bujqesor, Kamëz, Tiranë
Pershkrimi i pronës
Ofrojme per ju nje siperfaqe toke 1000 m2 ne nje zone shume te qete banimi (fshati QEREKE) shume afer Tiranes dhe njekohesisht prane akseve kryesore te qarkullimit si nga Rinasi ashtu edhe nga Kamza. Toka eshte e mbjelle me mbi 80 peme frutore si molle, kumbulla, agrume, lajthi etj. Pjeset anesore jane te rrethuara me peme dekorative si lisa, bredha etj. Toka pershkohet ne teresine e saj me mure mbajtes betoni mbi 2 metra. Hapesira qe e rrethon ate ben te mundur lehtesisht ndertimin e nje pishine.
Brenda ketij oazi gjelberimi dhe qetesie ndodhet edhe nje shtepize druri. Ajo eshte e ndertuar me dopio dru bredhi, i cili eshte nder me cilesoret ne llojet e tij. Menyra e perpunimit e ben kete lloj druri te jete shume rezistent ndaj lageshtires dhe nxehtesise. Ndertimi i shtepise eshte stil Austriak. Disponon dy kate ndertim me nje siperfaqe totale 84 m2 te organizuar si me poshte:
Kati i pare me 42 m2 eshte i perbere nga nje dhome e madhe ndenje, ambient gatimi, nje tualet, nje verande ne pjesen ballore dhe nje ballkon ne pjesen e prapme.
Kati i dyte me 42 m2 gjithashtu, eshte i perbere nga 3 dhoma gjumi, nje tualet, nje korridor shperndares dhe nje ballkon me pamje nga gjelberimi.
Pervec tyre kjo prone disponon edhe nje garazh te mbyllur me mbi 30 m2 hapesire.
Kjo shtepi shitet e mobiluar sic eshte! Ideale si nje shtepi pushimi!
Per me teper informacion apo nje vizite ne prone na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 31/08/2023Vizita të pronës: 15Çmimi për m2: €80.00