“White Hill Residence” është një projekt luksoz , inovator në Durrës.
Residenca është e pozicionuar në zonën më të qetë të qytetit , në pjesën kodrinore të Currilave , 50 meter distance nga deti.
Ky kompleks me stil arkitekture moderne është e përbërë nga katër godina të ndërtuara me standartin më të lartë të cilësisë së ndërtimit , ku tre prej godinave janë tipologji banimi dhe një godinë për shërbim hotelerie.
Gjithashtu në këtë kompleks kemi prezencën e një pishinë, bari dhe restauranti që ndërthuren me hapësirat e gjelbëruar që ky ambjent ofron në funksion jo vetem të hotelerisë por edhe të banorëve të rezidencës.
Në cilësinë e ndërtimit vlen për tu përmendur sistemi kapot i përdorur për izolimin , ndarjen e apartamenteve me dopjo tullë dhe lesh guri, sistemin qëndrorë në ngrohjen dhe ftohjen e saj.
Residenca ofron një shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh. Ky projekt është ideuar të ketë administrim profesional për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta duke ofruar :
Mundësi parkimi në katet -1 dhe -2, recepsion të dedikuar në cdo godinë, kamera sigurie dhe roje private , kopshtar për hapësirat e gjelbëruara të residencës si dhe sanitare në cdo njësi.
Apartamenti ka një siperfaqe totale prej 112.06 m2 dhe është I organizuar në ambjent dite së bashku me ambjentin e gatimit, dy dhoma gjumi , një tualet si dhe një verande panoramike e cila prek të treja ambjentet.
Zona e ditës ku kemi sallonin e ndenjes dhe kuzhinën ofron daljen në ballkon në pjesën perëndimore të saj duke patur një pamje të lirë nga deti.
Zona e natës ndihmohet nga korridori I cili bën shpërndarjen e dy dhoma të gjumit të organizuara në një dhomë matrimoniale dhe një dhomë për fëmijë.
Statistika
Data e publikimit: 09/04/2021Vizita të pronës: 47Çmimi për m2: €1,250.00