Shitet vilë në Resortin ”Cape of Rodon Green Village” në Kepin e Rodonit në majën e një kodre me pamje të mrekullueshme nga deti .
Vilat janë të ndërtuara në një plan, çdo vilë ka oborrin e saj dhe pishinë individuale.
Vila ka sipërfaqe ndërtimi 189m2, sipërfaqe e brendshme 122.5 m2, sip pishine 26 m2, siperfaqe trualli 681m2.
Vila është e organizuar në 3+1+3 tualete.
Ne cmim perfshihen gjithashtu 2 poste parkimi.
Për informacione më të detajuara ose vizite ne prone kontaktoni!
Natyra e Kepit të Rodonit nxjerr në pah më së miri shkrirjen e arkitekturës së gjelbër me natyrën e virgjër.
U zgjodh një kodër me pamje epike në të gjitha anët e saj, në të cilën u vendosën vilat, të shkrira me kodrën sikur ato kanë qenë përjetësisht aty.
Pozicionimi i vilave është studiuar me shumë kujdes që të ofrojë privatësi maksimale për pushuesit, të cilët në kopshtin e tyre e kanë ndjesinë sikur ata janë të vetmit njerëz që jetojnë aty.
Koncepti i ndërtimit nuk cenon bregdetin e virgjër, duke ruajtur dhe pasuruar vegjetacionin e integruar në hapësirat e resortit.
Objektet njëkatëshe në një plan, të rrethuara me kopshte dhe çati 100 për qind të gjelbëruara fshehin ambientet e akomodimit në brendi të këtij oazi.
Pjesë e resortit janë 48 vila elitare luksi dhe një hotel me 5 yje.
Vilat shtrihen në një hapësirë rekreative individuale me pishinë private, zona barbecue, relaksi, bahçe dhe 2 vende parkimi.
Veçori te pronës
Used
Available
In certification process
Statistika
Data e publikimit: 28/03/2022Vizita të pronës: 113Çmimi për m2: €455.21