Tek Komuna e Paristi, Objekti White Tower, Shitet Apartament 3+1+2, Me Cmim Kleringu, Per Vetem 1540 Euro/m². Apartamenti me siperfaqe bruto 140.8m² dhe siperfaqe neto 117.3m² organizohet me sallonin e ndenjes se bashku me kendin e gatimit me dalje ne ballkon, dhome gjumi matrimoniale me tualet te dedikuar dhe me garderobe te vecuar, 2 dhoma tjera gjumi njera me dalje ne ballkon. Objekti i propozuar gjendet në Rr. "Medar Shtylla", në zonën e njohur si Komuna Parisit. Ajo shtrihet në një zonë ku ndërtimet e reja 7-8-9-10-11-12 kate janë formacionet urbane kryesore që e definojnë zhvillimin e zonës. Godina e propozuar është konceptuar si një objekt i zhvilluar në vertikalitet. Objekti, në 2 katet e para zhvillohet me ambjente shërbimi në formën e zyrave dhe ambjenteve tregtare. Katet e mesipërme do jenë banesa duke ofruar apartamente nga konfigurimet më të ndryshme me hapesira të bollshme. Fasada e objektit synon të ketë një simetri në grid-in e tij, për t'u lehtësuar nga një hapje në katin e katërt, të cilat në konturimin e objektit në vetvete lehtësohen nga përdorimi i elementit të xhamit. Ky kat është më i lartë në lartësi sesa kati mesatar i objektit. Gridi i krijuar vjen i ruajtur me ngjyre neutrale në fasadë ku hapjet përkojnë me funksionin e vetë objektit. Luhet me ritmin në fasadë duke filluar nga harqet në katin përdhe, me carje vertikale në katet e para të shërbimeve, duke vazhduar më sipër në fasadë me një lloj ritmi vertikal-horizontal në carje. Sikurse mund të shihet objekti në grid-in e fasadës së tij ka disa momente gjelbërimi të cilat përkojnë me ambjentet e "oborreve të brendshme" për vetë apartamentet. Aktualisht ndertimi eshte ne faze Grope-Karabina dhe pritet te perfundoj brenda nje afati 4 vjecar. Per me shume informacione ose nje vizite ne prone na kontaktoni ne +355 67 403 2997 !!
Veçori te pronës
Pronë Rezidenciale
Ashensor
Ballkon
Depo
Tualet me Dritare
Orientimi Lindje
Statistika
Data e publikimit: 17/01/2023Vizita të pronës: 9Çmimi për m2: €1,539.01