Objekti eshte ndertim i ri, parashikuar te perfundoj ne fund te ketij viti me vendndodhje ne qytetin e Gramshit ne nje pozicion te favorshem per banim rezidencial apo per investim per qira ditore.
Godina ndodhet ne rrugen e Kodrionasit pas shkolles “Rilindja”, zone shume e qete dhe lehtesisht e aksesueshme, me pamje nga pjesa perendimore e qytetit e cila nderthuret nga nje panorame e lugines se lumit Devoll me kuroren e gjelbert te vargut te kodrave qe shtrihen pertej saj.
Qyteti I Gramshit eshte nje zone me potencial te larte me nje zhvillim te qendrueshem ne rritje ne fushen e agroturizmit dhe turizmit te aventures pasi natyra eshte e pasur me burime ujore si liqene, lumenj, kanione dhe ujvara, gjithashtu edhe turizmi kurativ pasi gjenden banjo termale.
Informacion mbi apartamentin:
• Ndërtim i ri ne proces
• Kati: 1
• Sipërfaqe (Bruto): 106 m²
• Sipërfaqe (Neto) : 83 m²
• Sipërfaqe (Verande) : 23 m²
•Orientimi: Lindje-Perendim
Organizimi:
• Korridor
• Salloni i ndenjes bashke me ambientin e gatimit
• 2 dhoma gjumi
• 1 tualet
• 1 verande
Cilësime të tjera:
• Objekt 5 kate
• Parkim nje kat nen toke
•4 apartamente per kat
• Ashensor me akses nga kati -1
• Fasade me sistem kapot
• Kubaturë e rregullt me lartesi kati 3.1m
•Hyrje e dedikuar
Për më shumë informacion ju lutem na kontaktoni!
Veçori te pronës
Under Construction
Available
In certification process
Statistika
Data e publikimit: 10/08/2022Vizita të pronës: 24Çmimi për m2: €528.30