Apartament Modern 2+1 për Qera pranë Lungomare 1 !
13
€600.00 /muaj
Lungomare, Vlorë
2 Dhoma
1 Banjo
94
Pershkrimi i pronës
Apartamenti ndodhet në katin e pestë të një ndërtimi të sapoperfunduar pranë ish-shkollës së Marines. Orientimi i tij jugor ofron pamje nga mali. Struktura përfshin një korridor hyrës, ambient ndenje, kuzhinë e vecuar, korridor shpërndarës, dy dhoma, një ballkon dhe dy tualete. Arredimi është modern dhe i ri, me sistem multisplit për ngrohje-ftohje dhe kondicioner në çdo ambient. Vetratat janë dopio xhama termike dhe dyshemeja e shtruar me parket. Prona ndodhet shumë pranë plazhit dhe shetitores "Lungomare 1", në afërsi të çdo faciliteti të nevojshëm. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, ju ftoj të më kontaktoni!