Vile Per Qera te TEG prane nje Rezidence elitare Eco-TECH ne nje mjedis te gjelberuar qe ofron qetesi maksimale. Me nje siperfaqe totale prej 600 m dhe siperfaqe banimi 360 m vila kompozohet ne 4 kate.
Kati i nendheshem organizohet nga 4 hapesira: dhoma e gjumit, studio, tualeti me dritare si dhe nje hapesire e konsiderueshme qe mund te shfrytezohet per salle fitnesi.
Kati perdhe organizohet nga salloni i ndenjes, kuzhina e vecuar, dy ambientet e ngrenies ( ceremoniale dhe e perditshme ) tualeti i dites me dritare, veranda se bashku me oborrin e gjeberuar si dhe dy poste parkimi.
Kati i pare organizohet nga dy dhoma matrimoniale secila me tualet me dritare, nje dhome gjumi, tualet dite si dhe nje verande e vogel.
Ne katin e fundit eshte veranda e madhe prej 60 m e rrethuar me gjelberim unik nga firma e mirenjohur gjermane Zinco GmbH.
Nje karakteristike e te gjitha kateve eshte hapesira e madhe e vetratave qe mundeson ndricim natyral brenda viles. Nje hapesire e vecante i eshte kushtuar pishines qe ofron intimitet te plote dhe ndahet ne dy pishina, nje per te rritur dhe nje per femije si dhe nje jacuzzi. Tualetet jane realizuar nga kompania "Serena" me ndarje profesionale xhami te ambienteve te dushit si dhe dyshemete me ngrohje elektrike tubolare. Kondicionimi eshte me sistem chiller nga kompania Daikin. Oxhaku ne sallonin e ndenjes eshte i kompanise "SEGUIN". Dyshemeja eshte realizuar me parket druri gjerman 17 mm te trashe. Gjelberimi rrethues i viles eshte dizenjuar nga SANDRINI GREEN Architecture nje nga firmat lider ne tregun e dizajnit peisazhik.
Per me shume info. ju lutem na kontaktoni!