Prane Teg,Jepet Me Qira Vile 3 Kateshe Totalisht E Mobiluar Per Banim!!! Vila ndodhet ne nje zone me shume qetesi, relaks, privatesi dhe ne qofte se doni ti largoheni kaosit urban ky eshte vendi ideal per te jetuar. E vendosur ne nje terren fantastik, ku gershetohet ajri i paster dhe pamja fantastike si dhe njekohesisht afer qendres se qytetit. Vila te ofron nje cilesi jetese dhe komoditet maksimal,me siperfaqe totale prej 500 m2 ne tre kate ndertim,dhe 1800 m2 hapesire truall.Vila eshte e ndare me 2 ambjente te njejta secila me hyrje te vecant te organizuara ne katin e 1 me dhomen e ndenjes bashke me kendin e gatimit me dalje ne veranden e viles,vazhdon me nje tualet me dritare dhe nje dhome depo,ne katin e 2 me 3 dhoma gjumi dhe nje tualet po ashtu me dritare, secila dhome me dalje ne ballkon dhe kati 3 i projektuar tip papafingo dhe aktualisht eshte open space qe mund te sherbej shume mire si ambjenti relaksi. Te njejtin organizim ka dhe pjesa tjeter e viles. Investimi ne vile eshte bere nga vete pronari duke filluar nga sistemi elektrik, hidraulik, vetratat te cilat jane me dopio xham, parketi prej druri,izolimi termik dhe akustik etj.Vila disponon dhe nje oborr te gjelberuar perpara si dhe 5 poste parkimi. Per me shume informacion apo per nje vizite ne prone na kontaktoni +355 67 403 2997