



+9
Vilë Luksoze me Qira – Kodra e Diellit, Tiranë
Kodra e Diellit, Tiranë
Ofrohet për qira një vilë luksoze private në një nga zonat më ekskluzive dhe të kërkuara të Tiranës, Kodra e Diellit. E projektuar me standarde të larta jetese, kjo pronë kombinon elegancën, komoditetin dhe privatësinë në një ambient të qetë dhe prestigjioz. Vila organizohet në 4 kate (-1, 0, 1, 2) dhe ofron një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350 m², me ambiente të bollshme, organizim funksional dhe hapësira të dedikuara për një stil jetese premium. Kati -1: Garazh privat me 2 poste parkimi, dhomë teknike, depo, ambient shërbimi dhe korridor funksional. Kati 0: Verandë elegante me dalje direkte në ambientet e jashtme, pishinë private, oborr i gjelbëruar dhe i mirëorganizuar, sallon i madh dhe luksoz me ndriçim natyral, kuzhinë e veçuar, e kompletuar dhe funksionale, tualet. Kati 1: Dy dhoma gjumi të bollshme, dhomë matrimoniale master me tualet privat dhe garderobë të dedikuar, dhomë fëmijësh, tualet. Kati 2: Dhomë e madhe multifunksionale, verandë e bollshme me pamje të hapur, tualet, dhomë shtesë për përdorim sipas nevojës (zyrë, studio, dhomë miqsh etj.). Karakteristikat kryesore: Sipërfaqe ndërtimi 350 m², vilë private luksoze 4-katëshe, vendndodhja Kodra e Diellit, Tiranë, pishinë private, oborr 200 m², palestër, parkim privat për 2 automjete, ambiente të mëdha dhe të kuruara për një standard të lartë jetese. Përparësitë e pronës: Pozicionim në një nga zonat më prestigjioze të Tiranës, privatësi dhe siguri maksimale, ambient i qetë larg zhurmës së qytetit, ideale për familje që kërkojnë luks, hapësirë dhe komoditet, akses i shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe zonave kryesore.
Data di pubblicazione: 10/11/2026Visualizzazioni proprietà: 4