Villa 3+1 zur miete in Lundër, Tiranë – 431m², 3,000€
Qera, Vile 4 Kateshe, Sunrise Residence, Teg
29
€3,000.00 /monatlich
Lundër, Sunrise Residence, Tiranë
3 Beds
3 Baths
431
Immobilienbeschreibung
Sunrise Residence ndodhet në Lundër, pranë TEG, në një kompleks rezidencial të rrethuar dhe të qetë. Zona karakterizohet nga gjelbërimi, privatësia dhe ambienti familjar, ndërsa pozicionimi pranë TEG ofron akses të shpejtë në qendrën tregtare dhe shërbimet kryesore të zonës.
Informacion mbi vilën:
• Sipërfaqe totale ndërtimi: 309.68 m²
• Sipërfaqe parcele: 210.9 m²
Organizimi sipas kateve:
• Kati -1: 92 m², garazh i mbyllur, 2 poste parkimi, ambient gatimi, garderobë dhe lavanderi.
• Kati 0: 75.58 m², sallon, ambient gatimi i veçuar, ambient ndenjeje, tualet, verandë 38.3 m² dhe oborr privat.
• Kati 1: 118.6 m², 3 dhoma gjumi, dhomë gjumi matrimoniale, 2 tualete, garderobë dhe 3 ballkone.
• Kati nënçati: 23.5 m², studio dhe verandë 83 m².
Cilësime të tjera: rikonstruksion total, parket druri, ambiente të bollshme dhe të ndriçuara, organizim shumë funksional, hapësira të shumta të jashtme dhe garazh privat i mbyllur me qepen. Rezidenca ofron siguri 24 orë dhe survejim me kamera, si dhe ambiente të gjelbra dhe të mirëmbajtura.